Denoncoi gjobën e marrë kot, çunat e lali Erit hakmerren ndaj qytetarit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Albeu.com denoncoi një praktikë të paligjshme të Policisë BashkiakeTiranës, përmes të cilës vendoseshin gjoba për parkim të gabuar ndërkohë që shoferi kishte paguar.

Pas atij publikimi në redaksinë tonë kanë ardhur mjaft denoncime të tjera të ngjashme për gjoba të paligjshme nga Policia Bashkiake e Tiranës pikërisht për parkim.

Madje, abuzimi shkon deri aty sa ka prej policëve që hakmerren ndaj denonuesit.

Gjatë mesditës së sotme një qytetar ka parkuar në zonën A të Tiranës duke paguar 100 lekë për makinën e tij.

Më pas i vjen një SMS nga Tirana Parking ku thuhet se i lejohet të parkojë makinën nga ora 14:11 në orën 15:11.

Por çfarë ndodh? Fiks në orën 15:11 aty ia beh një polici bashkiak dhe fillon të shkruajë gjobën, e cila mban orën 15:12.

Pra, qytetari ose ka "qimen e derrit" ose Policia Bashkiake e Tiranës është duke u hakmarrë për denoncimin e mëparshëm sepse sipas tij është e pamundur në një qytet kaq të madh që një polis bashkiak të qëlloj fiks aty në këmbë pak sekonda pasi atij i ka përfunduar afati i lejuar i parkimit.

"Albeu përshëndetje! Pak ditë më parë denoncova tek ju si Policia Bashkiake e Tiranës më vuri gjobë brenda orarit që të paguar për parkim (shiko poshtë sh.r), sot mora sërish gjobë, por më duket se këta më kanë futur në listë të zezë. Sepse nuk ka mundësi që polici të qëlloj tek makina imë fiks 60 sekonda pasi ka mbaruar afati i pagesës", shkruan qytetari.

Denoncimi disa ditë më parë nga i njëjti qytetar



Denoncimet për gjobat e vendosura në shkeljë të ligjit nga Policia Bashkiake e Tiranës janë shtuar mjaft kohët e fundit, ndërsa e vetmja gjë që të japin si shpjegim është ankesa për gjobë të vendosur pa të drejt.

Kështu çdo qytetar duhet të lerë punën ose të vijë nga qyteti i tij nëse është nga rrethet dhe të ankimojë gjobën ndërkohë që policët dhe Tirana Parking mund të jenë më pak të prirur për të gjobitur kot më kot dhe kjo punë zgjidhet më lehtë. /albeu.com/

Shtuar më 18/02/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori