“40 minuta pa ndjenja në ajër”, dëshmitarja tregon për AlbEu.com tmerrin në fluturimin me Wizz Air: Mbetëm 3 orë brenda në avion

Gati 200 pasagjerë që u nisën nga Tirana për në Lyoon të Francës me kompaninë WizzAir u tmerruan kur në rreth 10 000 metra lartësi teksa u njoftuan se kishin një emergjencë dhe duhej që të zbrisnin në Romë.

Burime ekskluzive për AlbEu.com bëjnë me dije se shkak për uljen emergjente të avionit u bë një pasagjere, e cila humbi ndenjat në ajër.

Një vajzë e cila ka qenë pasagjere ka folur ekskluzivisht për AlbEu.com dhe ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja, që nga nisja me vonesë e avionit e deri te ulja emergjente në aeroportin e Romës.

Ajo ka treguar se zonja, e cila humbi ndjenjat nuk ka mundur të përmendet as pas 40 minutash.

“Avioni duhej të nisej në orën 11:20, por u shty me rreth 40 minuta. Në orën 12:00 avioni u nis dhe pas 40 minutash fluturim një pasagjere u ndje keq. Ajo humbi ndenjat dhe e asistuan tre mjekë që ndodheshin në avion. Por mungonin mjetet kryesore të ndihmës, aparati i tensionit, i diabetit, kishte vetëm një kuti ndihme të thjeshtë. Zonja e cila kishte humbur ndjenjat nuk mundi të përmendej edhe pas 40 minutash dhe stafi i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt, atë të Romës.

Pasi avioni u ul, erdhën mhjekët e aeroportit të Romës dhe morën pasagjeren e cila kishte humbur ndjenjat dhe na thanë që do nisemi për disa minuta. Por edhe pse kaloi një orë u njoftuam që do ndryshohet ekuipazhi, piloti dhe stjuardesat sepse kishin kaluar afatin kohor të punës. Pasi erdhi ekuipazhi italian na thanë që nuk mund të nisemi për shkak të kushteve të motit. Fluturimi i shty me 20 minuta pasi thanë se hapësira ajrore nuk është gati për tu nisur. Pritëm 3 orë brenda në avion para se të niseshim dhe të mbërrinim në Francë në orën 7:30”, tha dëshmitarja për AlbEu.com.

Para se të bënin kthesën e fortë majtas mësohet se pilotët kanë lëshuar kodin e emrgjencës 7700, i cili raporton për një “emergjencë të përgjithshme” që parashikon çdo lloj problemi që lidhet me sistemin e drejtimit të avionit, motorët apo ndonjë problem shëndetësor të pasagjerëve ose stafit./Albeu.com/.


Shtuar 14.06.2023 20:57