Shpenzimet e “frikshme” të Elita Rudit, sa i kushton moderatores një bluze (FOTO LAJM)

Elita Rudi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve me pozat me të voglin e saj, Zëri, por dhe momentet e ndryshme në shtëpi me Gjikon.

Megjithatë ajo çfarë ka marrë vëmendjen e të gjithëve së fundmi ka qenë bluzja e firmës së njohur ‘Versace’ e cila kushton plot 760 euro.

Rudi nuk ka ngurruar ta tregojë çmimin e saj edhe me një postim në ‘instastory’, duke ngjallur kështu jo pak komente.

Kujtojmë se momentalisht Elita është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë, gjininë e të cilës e zbuluan disa javë më parë dhe është një vajzë.


Shtuar 5.10.2020 09:04