Detajet e para: Sonte në Shkodër u tentua vrasja e një të riu mes qytetit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë por fatmirësisht pa humbje në jetë, ka ndodhur në Shkodër.

Sipas burimeve të para mësohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qëndër të qytetit.

Mësohet se është qëlluar ndaj një të riu, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që po punon për zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2020 20:52