Demostrata në gjithë Rusinë për ditëlindjen e Putinit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, sot kanë dalë në gjithë Rusinë për protesta.

Tashmë tubimet janë mbajtur në disa qytete ruse, përfshirë Moskën, Vlladivosktokun, Khabarovskin, Ulan-Ude, Çita, e të tjerë.

Në Shën Petersburg, vendlindja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, policia ka vendosur pengesa në sheshin qendror të këtij qyteti.
Protestat e sotme mbahen në ditën kur presidenti Putin e feston ditëlindjen e tij të 65-të.

Ka raporte se së paku 7 vetë janë arrestuar në qytetin Samara. Sipas raporteve, arrestime ka pasur edhe në tubimet në Izhevsk dhe Jakutsk.
Disa qindra njerëz ndodhen në Sheshin Pushkin në qendër të qytetit.

Protestuesit kanë planifikuar të marshojnë kah Kremlini, por rruga e tyre ishte bllokuar nga policia, kështu që protestuesit janë detyruar të kthehen në shesh. /REL/

Shtuar më 07/10/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori