Demokratëve nuk u del inati me Bregun: U bëre ti... (FOTO LAJM)

Majlinda Bregu është tashmë nën sulmin e dhjetra demokratëve të mërzitur me postimin e fundit të saj ku theksonte se nuk kishte kërkuar largimin e Lulzim Bashës vetëm si emër, por edhe filozofie drejtimi të partisë.

“Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s'është kështu. Aq më shumë tani që s'po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s'lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato”- shkruan MajlindaFacebook.

Këto fjalë kanë acarua mjaft demokratë në Facebook, të cilët i janë sulur asaj shpesh edhe me fyerje.

Ndiqni në galerinë e mësipërme disa nga reagimet. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori