Dëme të konsiderueshme nga vërshimet në Malishevë (FOTO LAJM)

Demet nga vershimet ne Malisheve
Biznesin të cilin e zhvilloi për vite me radhë, vërshimet e mëdha brenda një dite ia shkatërruan pothuajse të tërin.

Mehdi Mazreku, pronar i butikut “Genti” në Malishevë nuk mund ta vazhdojë punën sot, ngase biznesi i tij pësoi dëme të mëdha materiale, duke ia dëmtuar të gjithë tekstilin që kishin brenda objektit.

Ai i ka thënë portalit "Malisheva Magazine", se vlera e dëmeve të shkaktuara llogaritet të jetë diku rreth 60 mijë euro, derisa po pret që komuna t’i dalë në ndihmë.

Butiku “Genti”, nuk është i vetmi që pësojë nga këto vërshime që e goditen Malishevën ditën e djeshme, të dëmtuara janë të gjitha bizneset e tjera që ishin afër lumit Mirusha, njofton Malisheva Magazine.

Vërshimet shkaktuan dëme edhe nëpër shumë shtëpi të tjera, ngase uji u depërtoi brenda. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori