Delinda Disha gjen sozinë e Bes Kallakut në Moskë dhe i ka rënë pikës (FOTO LAJM)

Aktori i humorit Bes Kallaku njihet për natyrën e tij të çiltër dhe plot humor. Shpesh poston foto e video mjaft komike në instagramin e tij ku numëron fansa të shumtë.

E pikërisht ditën e sotme ai ka ripostuar një postim të aktores Delinda Disha ku duket një fytyrë e ngjashme me atë të Besit, me një paruke në kokë. Ngjashmëria mes tyre është e madhe aq sa Delinda mund të ketë gjetur sozinë e Besit dhe na e tregoi këtë gjë përmes një postimi në instagram.” I madhi Bes Kallaku tashmë imazh i parukeve në Moskë”, -ka shkruar aktorja me nota humori në foton ku duket sozia e Besit.

Siç duket, edhe vetë Besi është habitur nga kjo ngjashmëri e madhe sa ka zgjedhur që t’a ndajë edhe me ndjekësit e tij duke i bashkangjitur dy ikona të qeshurash, gjë që nënkupton se e ka argëtuar shumë ky postim. Fotoja duket se është marrë në ndonjë revistë të huaj. Tashmë e gjetëm sozinë e Bes Kallakut.
Shtuar më 01/10/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori