Njoftim për kurse përgatitore falas për provimin e bursave të ShMP “Jahja kemal”

Kolegji “Jahja Kemal” si Qendër edukativo arsimore private në Maqedoni e Veriut në anë të një komunikate për media bënë të ditur se do të ofroj online kurse përgatitore falas për provimin e bursave të ShMP “Jahja Kemal“.

Sipas tyre, orët do të zhvillohen ONLINE nëpërmjet platformës ZOOM. Nxënësit që duan të regjistrohen në kurset online duhet të kenë link të autorizuar të zoom-it.

Linku i regjistrimit: https://forms.gle/a8LTsuHpwYpeWUFi9

Kurset mund t’i ndjekin vetëm nxënësit e klasës së 9-të të shkollave fillore. Linku zoom do të dërgohet në e-mailet të nxënësve. Mësimi do të fillojë pas datës 09.02.2022.

Programi do të zgjasë dy muaj. Në kurs do të ketë orë të IQ-së dhe matematikës.

Ditët e mësimit: Matematikë: e mërkurë ora 16:00. IQ : e enjte ora 16:00. Mësimet dot përsëritet të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, thuhet në njoftim.


Shtuar 14.02.2022 11:12