Real Madrid dërgon Liverpool në shtëpi, Los Blancos në çerekfinale të Champions-it, OK Napoli

Real Madrid është kualifikuar për në çerekfinalen e Champions League. Djemtë e Ancelottit patën fituar 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Liverpool, ndërsa sonte në Bernabeu menaxhuan më së miri avantazhin e “betejës” së parë, duke korrur sukses 1-0.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp do vinte në provë kundërshtarët që në minutën e shtatë me anë të Nunez. Los Blancos nuk do qëndronte duarkryq dhe tentonte me Kroos, por Alisson do ishte në vendin dhe kohën e duhur. Raste të tjera të mira do kishte në pjesën e parë, por rezultati do mbetej i pandryshuar.

Shpresat për Liverpool po shuheshin nga minuta në minutë, në fund do ishte Karim Benzema që do finalizonte siç duhet, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Real Madrid shkon tutje dhe kërkon një tjetër trofe të UEFA Champions League.

Pas triumfit 2-0 në aktin e parë, Napoli kaloi pa probleme Frankfurtin sërish. Ekipi i Spalletit fitoi 3-0, me golat e Osimhen (x2) dhe Zielinski./Albeu.com/


Shtuar 15.03.2023 22:56