Del përgjimi që fundos Saimir Tahirin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Çështja e Saimir Tahirit është kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë më nxehtë se më parë.

Fakte të reja kanë vështirësuar edhe më shumë pozitën e ish-ministrit në raport me hetimet për trafikun e drogës me bandën e Habilajve.

Përgjime të reja dhe zbardhje bisedash janë bërë publike për median duke ngritur sërish pikëpyetjen për pafajësinë e ish-ministrit të Brendshëm, të preferuarin e kryeministrit Edi Rama.

Rikujtojmë që historia e Habilajve me Tahirin është bërë publike vite më parë kur Tahiri u akuzua se u ka shitur makinën kushërinjve të tij të cilët ishin në kërkim për trafik droge.

Këtyre akuzave, ish-ministri i mohoi duke shtuar se kushërinjtë e tij të largët nuk janë trafikantë dhe për këtë doli garant.

Koha vërtetoi ndryshe, dhe Habilajt u arrestuan në shtetin italian për trafik droge.

Përgjimet e shtetit fqinj kanë nxjerrë zbuluar edhe ish-ministrin Tahiri dhe krerë të policisë në Shqipëri për të cilët vazhdojnë hetimet.

Albeu.com ka zbardhur një pjesë nga përgjimet e policisë italine, ku siç mund t'a shihni edhe në galerinë e bashkangjitur lajmit, flitet se si makina e Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm ra në duart e Moisi Habilaj, sot i burgosur në Itali.

Në përgjimet mes bandës flitet për makinën e Tahirit e blerë nga Moisiu dhe sipas bashkëbiseduesve, targa e Tahirit si ministër do t'ua lehtësonte punën e tyre.

Ndër të tjera, mes Habilajve flitet se Tahiri ua ka dhënë me mirëbesim makinën dhe se e kanë paguar atë me çfarë ai ka dashur.

Pjesë nga përgjimi:

Meridiani: Ishte i kushëririt tonë ai… kryeministri, vëllai si quhet? Çfarë është tani ai? Avduli: Saimiri?

Meridiani: Saimir Tahiri…'01' e ka Presidenti, '02' e ka Kryeministri, '03' e kishte ky, Saimiri.

Maridiani: Po ai është Ministër i Brendshëm. Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten?

Maridiani: Po ai ia kia dhënë Artanit me të gjitha dokumentat, ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Burri: Ua heqin është e tij personale, O vëlla!

Avduli: Është përsonale, nuk është e punës. Maridiani: Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim,. Nuk e ka dhënë… me sa ka dashur ai ia ka blerë.” /albeu.com/



Shtuar më 13/12/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori