Del mbi çati për t'ju fshehur endacakut, ai shkon pas saj nga frika e policisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një histori e cila ngjasonte me një film horror i ka ndodhur një vajze të re, e cila është tmerruar kur ka parë se në shtëpinë e saj ishte fshehur nje endacak. Frika ishte aq e madhe, aq sa ajo doli menjëherë në tarracë për tu fshehur nga ai.

Por ky i fundit, sapo ka parë policinë ka ndjekur të njëjtën taktikë dhe është ngjitur në tarracë për tu fshehur. Të dy kanë shpëtuar, ndërsa policia menjëherë ka kryer punën e saj. Në fotot në fjalë shikohet policia e cila i ka ofruar një palë shkallë endacakut për të zbritur.

Kur policia ka mbërritur në shtëpinë e Melora Rivera, burri në fjalë ka tentuar që edhe ai të fshihet në të njëjtin vend ku ishte futur vajza. Melora tregon se ishte frika e saj më e madhe kur ka kuptuar se 29 vjeçari i njohur si Christian Hicks ka tentuar ta gjejë atë sipër çatisë. Ngjarja ka ndodhur në Venice të Kalifornisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori