“Do të jetë hera ime e fundit që…”, paralajmërimi i reperit shqiptar nëse Zvicra humb ndaj Serbisë

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, shumë i suksesshëm në SHBA është zotuar se nëse sonte Zvicra humb përballë Serbisë nuk do të mbajë më koncerte atje. Ai do të mbajë një koncert të shtunën në Zvicër dhe shprehet se nëse nuk del fituese, do të jetë i fundit për të në këtë shtet.

Nëse Zvicra humb ndeshjen sot…jo vetëm që do të qaj por të shtunën do të jetë koncerti im i fundit në Zvicër përgjithmonë.”, ka shkruar ai. Më pas, reperi shprehet se ka marrë shumë komente të tipit “shpresoj që të humbë në mënyrë që të mos shkoj më atje për të kënduar”.

Ai shprehet se në SHBA paguhet shumë më tepër se sa në Zvicër. Siç shton ai, me paratë që merr për një koncert në Zvicër mund të blejë dy xhaketa Prada por këtë gjë e bën për të qenë më pranë fansave të tij.


Shtuar 2.12.2022 19:34

Tags: ,