DEL FOTOJA/ Ky është Pëllumb Salillari, biznesmeni misterioz i akuzuar për skandalin tek Unaza e Re

Pëlqej
Emri i tij është lakuar shpesh në media në lidhje me projekte të shumë përfolura të qeverisë Rama ndërsa është listuar si një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

Edhe pse shumë i përfolur, në media nuk qarkullonte asnjë foto e tij, ndryshe nga biznesmenët e tjerë në Shqipëri.

Fotoja e Pëllumb Salillarit qarkullon që dje në mbrëmje në rrjetet sociale pasi ai është personi që gjendet nën akuza të forta për projektin e Unazës së Re të Tiranës. Sipas këtij projekti, duhet të prishen qindra ndërtesa në këtë zonë duke lënë në qiell të hapur mijëra banorë, shkruan Albeu.com.

Rrugë në fjalë do të kushtojë 18 milion euro një kilometër, një shifër stratosferike për standardet e çdo vendi në botë.

Kompania e tij ka fituar një ndër segmentet e Unazës së Re, ndërsa dy segmentet e tjera janë fituar nga "Viktoria Invest" dhe një kompani fantazëm e regjistruar në parajsat fiskale të botës ku nuk dihet se kush qendron pas saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori