Dorëheqja e Truss, Brady: Zgjedhjet për kryeministrin e ardhshëm të Britanisë do bëhen para 31 tetorit

Kryetari i Komitetit me ndikim të vitit 1922 të deputetëve konservatorë, Sir Graham Brady, po bën një deklaratë jashtë Parlamentit.

Sipas Skynews, Brady tha se ai priste që udhëheqësi i ri i vendit të zgjidhej deri të premten e 28 tetorit nv mënyrë që më 31 tetori të bëhej emërimi zyrtar.

“Kam folur me kryetarin e partisë Jake Berry dhe ai ka konfirmuar se do të jetë e mundur që të bëhet një fletëvotim dhe të përfundojnë zgjedhjet për lidership deri të premten më 28 tetor. Pra, ne duhet të kemi një udhëheqës të ri përpara deklaratës  që do të bëhet më 31″-tha ai.

Sir Graham tha se kjo “nuk është një situatë” që ai shpresonte ta shihte dhe shtoi se për momentin nuk ka më shumë detaje, por qartësi më e madhe do të jepet së shpejti.

I pyetur nëse do të jenë dy kandidatë, ai thotë: “Nëse është vetëm një kandidat, ka vetëm një kandidat”. Sir Graham tha se nëse ka dy kandidatë, do të shkojë në anëtarësim.


Shtuar 20.10.2022 15:28