Dedikimi romantik i Barack Obamas për bashkëshorten Michelle në Twitter (FOTO LAJM)

Pëlqej
Barack Obama është rikthyer llogarinë e tij në "Twitter" pasi mori një pushim nga rrjetet sociale, për të uruar bashkëshorten e tij për Shën Valentinin.

Fotografia e postuar tregon ish-çiftin presidencial duke u përqafuar në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Obama, i cili kohëve të fundit ka qenë i zënë në aventura me shokun e tij Richard Branson shkroi: “Gëzuar Shën Valentinin Michelle Obama. Pothuajse 28 bashkë me ty, por gjithmonë duket si dita e parë.”

Mesa duket të dy vazhdojnë të jenë në pushimet e tyre post-presidenciale, përcjell Albeu.

Michelle Obama nga ana tjetër ia kthehu bashkëshortit: “Gëzuar Shën Valentinin dashurisë së jetës sime dhe shokut tim të preferuar të ishullit.” /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori