Debati me Taulant Ballën për CEZ, ja si hyri në sallë Shkëlzen Berisha ( FOTO LAJM)

Momentalisht në Kuvend është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ku i pranishëm për të dëshmuar është edhe Shkëlzen Berisha, djali Sali Berishës, i cili sërish nuk bëri betimin para komisionit.

Kjo është bërë shkak për debate në komision.

Debatet

Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.
Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror…

Javën e kaluar dështoi dëshmia e Shkëlzen Berishës, pasi ai refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialisët me argumentin se Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje.
Shtuar më 06/02/2017, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori