Dëbora rrëzon strehën e xhamisë, 2 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në Stamboll (FOTO LAJM)
Dy persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 20 të tjerë janë
plagosur si pasojë e shembjes së strehës së një xhamie këtë pasdite në Aktakoj të Stambollit.
Sipas medieve turke, raportohet se njerëzit ishin duke falur xhenazenë, kur papritur, si pasojë e peshës së rëndë të dëborës,
tenda është rrëzuar duke zënë poshtë të pranishmit, transmeton Albeu.com.
Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po punojnë për të nxjerrë nga
dëbora të mbijetuarit. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017,
ora 15:04