Dasmë në horizont! Reperi i njohur shqiptar së shpejti drejt altarit (FOTO LAJM)

Rreth një muaj më parë, reperi i njohur shqiptar Skerdi Ago surprizoi fansat e tij me lajmin se së shpejti do të bëhej baba, pasi e dashura e tij, gazetarja Vesa Rama është në pritje të ëmbël.

Megjithatë, kjo nuk paska qenë surpriza e vetme pasi së fundmi, reperi ka deklaruar se dyshja është në prag të martesës.

I pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse ai dhe Vesa do të bëjnë dasmë, Skerdi është përgjigjur: “Po, bashkë dhe me bebin!”

Shtuar më 21/09/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori