Dasma që kushtoi vëtëm 1 paund! (FOTO-LAJM)

Dasma sot është bërë e kushtueshme por një çift në Britaninë e Madhe ka shpenzuar vetëm 1 paund për dasmën e tyre duke përjashtuar detyrimin ligjor si tarifë martesore prej 70 stërlinash.

Ata organizua ditën e tyre të veçantë me familjen dhe miqtë, të kompletuar me unaza, lule një tortë dhe një fotograf për të kapur rastin. Gjithashtu, ata organizuan një piknik, pije, muzikë jazz dhe vallëzim në një mjedis malor, të gjitha brenda buxhetit të tyre të pabesueshëm.
Shpenzimi i tyre i vetëm ishte 1 paund, për blerjen e fustanit të nuserisë nga Xhorxhina.

KOSTO E DASMËS
Fustani i nuses: 1 paund nga www.freecycle.com
Kostumi dhëndrrit: M&S, një model i vjetër
Unazat: Të bëra me kocka të gjetur në oborrin e tyre
Shërbimi: Falas, me ndihmën e kishës
Fotografia: Shërbimi ishte si dhuratë, pasi nusja kishte punuar më parë për fotografin
Torta: Dhuratë nga halla e nuses
Ushqimi: Të ftuarit kontribuan me nga një pjatë secili
Muzika: Babai i nuses luante në saksofon
Vendi: Prapa vilës së tyre
Pritja: Një piknik në një fushë në fshat
Shtuar më 04/09/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori