Dashuria është në ajër! Rihanna dhe i dashuri, me avion privat në Londër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas një fotoje mjaft kompromentuese ku Rihanna shfaqej me unazë në gisht, të gjithë nisën thashethemet për fejesë.

Por 29-vjeçarja nuk konfirmoi asgjë nga këto dyshime, përkundrazi. Ajo u arratis në Londër me të dashurin miliarder Hassan Jameel të hënën.

Ylli i hitit “Lemon”, u fotografua teksa shkonte në aeroportin Heathrow me të dashurin e saj arab.

E veshur me një xhup të trashë “Gucci” dhe një shall të zi, Rihanna sfidoi temperaturat për udhëtimin romantik të javës. Hassan-i ishte përgatitur gjithashtu për temperaturat e ulëta, me një xhup të zi dhe kapuç, teksa ecte drejt terminalit.

Pak ditë më parë, këngëtarja 29-vjeçare u pa me një unazë diamanti në gishtin e saj fejesës dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur. Unaza kishte një gur të madh në qendër, ndërsa ishte i rrethuar me diamante të vegjël të bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori