"Dashuri e madhe", Saimiri publikon pamjet romantike si çift me Merin (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u finalizua programi i dashurisë, “Love Story”, ku princi modern, Saimiri zgjodhi modelen Meri për ta pasur si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e Saimirit ishte Generda. Saimiri e falenderoi atë për gjithë momentet e bukura dhe u shpreh se ai nuk ka ndjenja ndaj saj dhe se nuk mundet t’i komandoj ato. Generda u prek dhe i uroi Saimirit rrugëtim të mbarë me Merin.

Ndërsa para se të surprizonte Merin me vendimin, Saimiri theksoi dhe njëherë se për të ka pasur më shumë se një pëlqim, që nga dita e parë që e ka parë.

Edhe pse në rrjet po qarkullojne hipoteza nga më të ndryshmet që venë në dyshim dashurinë e tyre, Saimir ka vendosur të publikojë pamjet me Merin edhe pas përfundimit të programit.

Ai ka publikuar një video të shkëputur nga takimi romantik në Romë që zhvilloi për mbrëmjen e djeshme dhe e shoqëron në sfond me këngën "Grande Amore"./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2021, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori