Damiano i propozon martesë ish-banores së BB9 (FOTO LAJM)

Edhe pse “Big Brother” tashmë ka përfunduar mesa duket nuk kanë përfunduar dinamikat dhe zhvillimet mes ish-konkurrentëve.

Ajo që nuk pritej është një flirt midis Damianos dhe Elisonës, e cila ka qenë në çift me Donaldin por u ndanë pasi mbaroi reality show.

Në një live në Instagram të Elisonës, Damiano ka komentuar duke i kërkuar martesë.

"Hë ça u bo? Do martohemi apo jo?", i shkruan Damiano. "Na zbulove sekretin", ja kthen Elisona, në këtë shkëmbim komentesh.

Mesa duket histori të reja janë duke lindur pas ish-banorëve edhe jashtë “Big Brother”. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori