Dalin pamjet! Turqia dërgon 25 anije ushtarake përballë ishujve grekë (FOTO LAJM)

Situata mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë e tensionuar.

Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.

Së fundmi mësohet se 25 anije ushtarake janë fotografuar përballë ishujve grekë, dhe fotot e operacionit janë publikuar nga ministria turke.

Sipas mediave vendase mësohet se 7 anije shoqërojnë anijen kërkimore, kurse 18 të tjera janë në zonën mes Rodosit dhe ishullit Kastelirozo.

Postimet zyrtare pretendojnë se anijet luftarake turke "ofrojnë mbrojtje" për anijen turke dhe se "Forcat e Armatosura Turke po marrin masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë, sipas ligjit ndërkombëtar".

Shtuar më 10/08/2020, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori