I shpëtoi atentatit për të 3-ën herë, Gentian Bejtja, njeriu i fundit që kontaktoi me Iljas Çalin, çfarë dyshohet pas vrasjes në Krujë

Gentian Bejtja, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit mesnatën e kaluar, ku u vra kunati i tij Ramazan Sina si dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, 13 vjeç, rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Përveç precedentëve të mëparshëm, pas atentatit të natës së kaluar dyshohen dhe dy krime të tjera me të cilat Bejtja ka lidhje.

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në emisionin “Në Shënjestër”, dëshminë e Gentian Bejtjas për vrasjen e Iljaz Calit, biznesmen kromi më 3 prill 2022 në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapin zjarr. Bejtja ishte një nga personat e fundit që kishte kontakte me Calin. Në dëshminë e tij për policinë, ai ka treguar dhe vizitën 3-4 ditë para vrasjes.

“Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej.

Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’.

Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”.

Siç do të pohonte edhe Gentian Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë.

“Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve.
Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim,

Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit.

Po kështu Bejtja ka dhënë dëshmi edhe për atentatin ndaj Marklen Hakës, një tjetër ngjarje e cila dyshohet se qëndron pas atentatit të djeshëm.


Shtuar 4.07.2023 09:25