Dalin pamjet përrallore nga dasma e ëngjëllit të Victoria's Secret (FOTO LAJM)

Modelja e njohur e Victoria's Secret Devon Windsor është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Johnny Dex Barbara. Çifti mbajtën një dasmë madhështore në Bahamas me të ftuar VIP, mes tyre modelet e Victoria's Secret.

Devon dukej shumë elegante me fustanin e nusërisë prej tyli dhe me qendisje, flokët i kishte lënë lëshuar ndërsa grimi ishte minimal.

Devon dhe Johnny janë prej 3 vitesh së bashku dhe lidhjen e tyre nuk e kanë mbajtur të fshehtë.

Pas dasmës çifti po shijon muajin e mjaltit në ishujt St.Barts ku modelja ka pozuar me rrobabanjo të bardha ku prapa shkruhej mbiemri i bashkëshortit.

Shtuar më 22/11/2019, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori