Dalin pamjet, me kë ishte Jan Prenga para se të rrëmbehej dhe të vritej (FOTO LAJM)

Jan Prenga, 49-vjeçari që u vra teksa mbahej peng në Kamëz i kaloi momentet e fundit pranë një gruaje.

Disa fotografi të reja tregojnë se mëngjesin e 17 janarit, viktima ishte në një lokal me një grua pak momente para se të rrëmbehej.

Imazhet kanë dalë nga kamerat e sigurisë së lagjes ku banonte e më pas është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas zhdukur.

Policia vijon hetimet për të gjetur trupin e tij të pajetë.

Sipas hetimeve, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak.

Tre personat kryesorë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje tragjike janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Të tre janë emra të njohur për drejtësinë pasi Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden” ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit.
Shtuar më 18/02/2020, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori