Dalin pamjet, e bija e Trump kalon pushimet me miliarderin rus në superjahtin e tij (FOTO LAJM)

Disa dokumente të bëra publike kanë zbuluar se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë bërë pushime me miliarderin rus në Kroaci.

Sipas materialeve të publikuara nga Robert Mueller, e bija e Trump dhe i shoqi ishin në jahtin e miliarderit gjatë fushatës së vitit 2016.

Thuhet se ish-shefi i komunikimi në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon e dinte që Kushner ishte me pushime në brigjet e Kroacisë me një miliarder rus, kur mori përsipër fushatën.

Raportohet se në këtë udhëtim ishte dhe gruaja e ish-Rupert Murdoch, Wendi Deng. Dokumentet, të cilat përfshijnë 274 faqe shënime nga skuadra e Muller, tregojnë shënime, email dhe materiale të tjera që kanë lidhje me hetimin.
Shtuar më 05/11/2019, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori