Dalin imazhet e para të Golf 8 (FOTO LAJM)

Pas shumë spekulimesh, dhe pas shfaqjes së një modeli të kamufluar pjesërisht, tashmë mundë të themi se i kemi edhe fotografitë e vërteta të Volkswagen Golf Mk8.

Ai është parë gjatë një xhirimi të një reklame që duket se është në një qytet evropian, dhe, edhe përkundër përmirësimeve që i janë bërë në pjesën e përparme, ai sërish ka pamjen ikonike të Golfit, raporton “Driven”.

Nga të dhënat e mëparshme, është ditur se dritat e përparme dhe ato të prapme janë përmirësuar, por që nga kamuflazhi nuk ka qenë e mundur të shihen detajet. E tani që vetura është hapur, mund të kemi një pamje më të mirë të përmirësimeve që do të mund t’i gjejmë n Golfin e ri.

Prodhimi i modelit të ri ishte paraparë të nis në korrik, por me sa duket, është shtyrë për në tetor, ndërsa prezantimi i tij po ashtu është shtyrë për në tetor, ndonëse ishte planifikuar që të prezantohej në panairin e automobilave “Frankfurt Motor Show” në shtator.
Shtuar më 06/08/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori