Dalin fotot nudo të ish-banorës së Big Brother (FOTO LAJM)

Esterina Tafili është një tjetër ish-lojtare e “Big Brother”, e cila mori famë vitin e kaluar pasi kamerat dhe fotografët e Kampionatit Europian të futbollit e fiksuan si tifoze figurante në mbështetje të skuadrës së Shqipërisë.

Mediat e huaja u kushtuan disa artikuj dy vajzave tifoze në ndeshjen me Rumaninë në Fan Zone-n e Lyonit, njëra prej të cilave ishte modelja nga Elbasani, Esterina dhe mikesha e saj e panjohur.

Modelja 23 vjeçare, e cila jeton në Milano u komentua së fundi nga mediat online për faktin se mund të ketë bërë ndërhyrje në gjoks, ndryshim që sipas tyre duket nga fotot që ka postuar, ku ekspozonte dekoldenë poshtë xhaketës që mbante veshur.

“Siç e shihni nuk kam ngurruar të vë theksin tek gjoksi në këto foto, pasi më akuzuan se kam bërë ndërhyrje duke e zmadhuar”, tha Esterina për “Story”.
Shtuar më 10/06/2017, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori