Dalin fotot, momenti kur avionët turq kërcënojnë helikopterin e Tsiprasit (FOTO LAJM)

Një incident i rendë ka ndodhur sipas autoriteteve greke me helikopterin e Tsiprasit tre ditë më parë teksa ai po shkonte në ishullin fundor të Greqisë, pak kilometra larg territorit turk.

Tsipras ishte duke shkuar në ishullin Agathonisi me një helikopter Chinook, teksa në qiell janë shfaqur dy avionë F-4 turq, të cilët janë sjellë rreth helikopterit për disa minuta duke e detyruar atë të ndryshojë kursin dhe lartësinë.

Ngjarja u zhvillua sipas grekëve për disa minuta deri sa në zonë mbërritën disa gjuajtës të flotës së Greqisë.

Sëfundmi, mediat greke kanë publikuar fotot e atij momenti ku duket edhe Tsipras duke fotografuar se çfarë po ndodhte. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori