Dalin fotot! Hailey dhe Justin shkëlqejnë në festën para dasmës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e së dielës, Justin dhe Hailey Bieber kanë zhvilluar një festë para dasmës.

Festa është mbajtur në Karolinën e Jugut dhe të pranishëm kanë qenë 36 njerëzit më të afërt për ta.

Në këtë mbrëmje të veçantë çifti ka shkëlqyer me veshjen dhe sharmin që ka përcjellë.

Justin ka veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë, të kombinuar në mënyrë perfekte me pantallona të zeza.

Ndërsa nusja, si gjithmonë shumë moderne, ka veshur një fustan super të shkurtër të bardhë dhe të hapur tek pjesa lart.

Ajo e ka kombinuar me një palë sandale të bardha që bien shumë në sy.

Hailey e ka përshtatur veshjen me një model të thjeshtë flokësh që e bëjnë të duket një yll.
Shtuar më 30/09/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori