DALIN FOTOT/ E vërteta e "mbulimit" të Skënderbeut gjatë faljes në Tiranë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket një debat më shumë i stisur për qëllime të caktuara ai që ka nisur në rrjetet sociale nëse u mbulua apo jo busti i Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit sot në Tiranë.

fotot e mësipërme duket se busti Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot "Skënderbeut" nuk është mbuluar.

Madje mes ekraneve LED që janë vendosur në mënyrë që edhe besimtarët të ndjekin festën dhe bustit është një hapësirë prej disa metra.

Ndërkohë, busti gjendet në një lartësi më të madhe se ekranet LED. Nëse qëllimi do të ishte mbulimi, ekranet do të ishin vendosur më lart.

Gjithashtu duket qartë që ekranet LED nuk janë vendosur fiks para bustit, por në të djathtë.

Pjesa dërrmuese e besimtarëve të pranishëm e kishin bustin përballë në të djathtë, ndërkohë që fotot e hedhura në rrjetet sociale janë bërë fiks në një kënd të tillë duke sjellë pamjen sikur busti është mbuluar. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori