Zëra që krijojnë siklet brenda familjes mbretërore
angleze, pasi thuhet se princi i kurorës
William, ka tradhtuar të shoqen
Kate Middleton.
Kjo pasi ditëve të fundit kanë dalë disa fotografi që hamendësojnë një tradhti të mundshme dhe kjo gjë ka shkaktuar edhe distancim mes
William dhe të vëllait
Harry.
Thuhet se gjithçka ka ndodhur teksa
Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit, djalin Loius, i cili nuk ka mbushur ende 1 vjeç.
Në mediat
angleze po qarkullojnë disa fotografi ku një person i cili duket si
William, shihet në shumë afrimitet me një vajzë.
“The Sun” ka zbuluar edhe identitetin e vajzës dhe bëhet fjalë për Rose Hanbury.
36-vjeçarja është gruaja e David Rocksavage, markezit të Cholmondeley, por mbi të gjitha një prej mikeve më të mira të
Kate, qysh kur hyri në familjen mbretërore.
Ndërkohë zëra të tjerë thonë se vajza në shoqërinë e Wiliam është një modele australiane. Pikërisht kjo tradhti e mundshme dyshohet të jetë bërë shkak që
Harry të distancohet nga vëllai
William. /clubfm/
Shtuar më 22/04/2019,
ora 11:22