Kreu i KQZ-së: Në zgjedhjet e 14 Majit do të njohim atë PD që njeh Gjykata

Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi ka deklaruar sot se KQZ-ja do të një në zgjehdhjet lokale të 14 Majit Partinë Demokratike që njeh Gjykata.

Celibashi u shpreh se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë interes në këtë çështje, por do të vendosë vetëm kur të ketë në tryezë dokumentacionin zyrtar.

“Do të flasim për këtë çështje kur të jetë interesi për të regjistruar PD-në. Nuk mund të flas sepse do të isha jashtë staturën së pozicionit tim. Unë kam thënë dhe i qëndroj, se regjistrim i një partie prodhohet nga një dokumentacion nga gjykata dhe jo KQZ-ja. Kur të jetë ai moment do të shohim dokumentacionin dhe do të marrim vendimin e duhur. Nuk kemi interes politik në këtë aspekt. Kur të kemi gjithë dokumentacionin e duhur dhe atëherë do të shohim se si do të vendosim, duke marrë përgjigje për të gjitha pyetjet”, tha Ilirjan Celibashi në “Ora e Betit” në Rtv Ora.

Konflikti juridik i demokratëve mori një kthesë të re sot, pas vendimit të Enkelejd Alibeaj për të tërhequr padinë  e bërë në Gjykatën e Apelit  për bashkimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit  që mbajnë firmën e Lulzim Bashës si kryetar dhe vulosin përjashtimin e liderit historik nga partia.

Tashmë sytë e demokratëve janë drejt Gjykatës së Apelit për vendimmarrjen finale, atë se kujt i takon logo dhe vula  e partisë,  që  prej datës  25 marsit  ditë kur Sali Berisha mori në dorë çelësat e partisë, nuk ka ende një datë gjykimi./Albeu.com/