“Më akuzojnë për njëanshmëri në Primaret e Peshkopisë”, jep dorëheqjen kreu i PD-së Dibër

Kryetari i Partisë Demokratike në Dibër, Ilir Krosi ka dhënë dorëheqje. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Krosi thotë se shkak për këtë vendim janë bërë primareve për bashkinë e Peshkopisë, ndërsa shpreh rezerva për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet.

“Me akuzojne mua per njeanshmeri ne kete proces ne favor te kandidatit Besnik Alku ( edhe pse ato vete kane qene hapur ne favor te kandidatit I. Uka), kur une ndoshta ne ndonje rast nuk kam mundur te fsheh simpatine time personale ne kete proces per kandidatin B. Alku ne raport me kandidatet tjere qe moren pjese ne keto Primare”, shkruan Krosi në Facebook.

Postimi i plot

AKT DOREHEQJE !

( I PA REVOKUESHEM)

Te dashur anetare te PD Diber !

Te dashur demokrate te Dibres !

I nderuar Prof.Dr. Sali Berisha, Kryetar i PDSH !

Kolege te Kryesise Deges PD Diber !

Te dashur miq !

Ne respekt te kontributeve dhe mbeshtetjes qe Ju me keni dhene mua dhe PD gjithe keto vite, ne respekt dhe per te miren e Partise Demokratike te Rithemeluar, ndjej per detyrim dhe pergjegjesi te bej kete komunikim me Ju per t’ju njoftuar nje Akt Politik qe kam marre keto dite:

Pas pranimit te marrjes persiper te detyres se Kryetarit te Deges se PD Diber ne Prill te vitit 2022, i zgjedhur me voten direkte te antaresise ne procesin e Rithemelimit te PD , me mundesite dhe rrethanat qe po kalojme vijuam punen bashke me bashkpunetoret e mi, strukturat ( anetaret qendrestare, drejtues seksionesh e grup seksionesh), Kryesine e Deges PD Diber etj., per riorganizimin dhe ringritjen e PD ne Diber, pas tronditjes se thelle, perçarjes dhe “depresionit” qe po kalon PD keto vite, pas kalimit nga humbja ne humbje nen drejtimin e L.Bashes.

Ne kete proces ringritje dhe rithemelimi, pas 6 Marsit te vitit 2022 (zgjedhjet e pjeseshme vendore per Bashkine Diber), sfida e pare me e rendesishme sipas Statutit te PD se Rithemeluar ishte organizimi i procesit te Primareve per perzgjedhjen e kandidatit per te perfaqesuar demokratet e Dibres, PD e Rithemeluar, ne zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023. Per kete, duke qene se personalisht i qendroja deklarimeve te mia qe ne vitin 2015-2016 ( ne ish kryesine e deges PD) qe une me dorezimin e bashkise Diber ne vitin 2015, ( si pasoje e luftes se brendeshme ne PD), nuk kam ne plan te rikandidoj perseri per Bashkine Diber, duke i hapur rrugen te tjereve, tashme si kryetar i ri i Deges PD Diber isha i angazhuar dhe i perkushtuar maksimalisht per te zhvilluar nje proces te Primareve sa me te transparent dhe serioz.

Kete e kam treguar ne çdo hap dhe ne levizjen neper strukturat e PD Diber per prezantimin e kandidateve qe moren pjese ne kete proces ( 5-kandidate moren pjese ne fushaten e Primareve te PD, nga rreth 35 te propozuar, por qe rreth 30 kendidate refuzuan te hynin ne Primare). Kjo eshte e dokumentuar ne arkivat e Fb te secilit per prezantimet dhe procesin e bere.

Per te mos u zgjatur, doja t’ju bej me dije gjithashtu per ato qe nuk e dine, qe, “fati” e deshti qe perveç problemeve ekzistuese ne PD nga “konfliktet e brendeshme” (shkaktuar nga L. Basha dhe “bishtat” e tije), procesi i Primareve te PD Diber, ne garen mes kandidateve qe moren pjese, ne fillim solli balotazhin ( pasi ne raundin e pare asnje kandidat nuk mori me shume se 50% te votave), ndersa balotazhi i ndau 2-kandidatet garues, Ismail Uka dhe Besnik Alku me 1-vote diference. Kjo ishte nje “suprize jo e kendshme”, pasi nje rezultat i tille e ben thuajse te pashmangshem ankimimin.

Procesi i balotazhit u mbyll me nje numerim transparent dhe emocional te votave, para medias, live, duke dale 1-vote para kandidati I. Uka. Por, akoma pa u bere procesverbali i numerimit, kur une dhe shumica e te pranishmeve ne hollin e Pallatit Kultures ku u zhvillua procesi i votimit ishim te pozicionuar larg kandidateve, kur nuk i kishim takuar akoma ato per ti pershendet apo pergezuar per garen, direkt, para nesh shkoi media tek Kandidatet dhe ato live bene prononcimet respektive, ku dihet qe B. Alku ka deklaru menjehere aty qe kete proces do e ankimoje…( kjo eshte akoma evidente ne rrjetet sociale, deklarimet e kandidateve direkt pas numerimit votave te balotazhit).

Ky eshte nje fakt dhe argument kokforte qe ankimi i bere nga B. Alku ishte kerkese dhe bindje e tije, dhe as une e askush nuk ia mohonte apo ndalonte dot.

Eshte po ashtu fakt i njohur nga te gjithe anetaret e Kryesise Deges qe, kandidati B. Alku nuk u perpoq dhe beri asnje simpatizant, hyri ne kete gare dhe vijoi garen duke u mbeshtet vetem tek antaresia, ndersa kandidatet tjere bene secili nga rreth 100 simpatizante. Ne keto rrethana, moralisht, B. Alku votat qe ka marre i ka neto nga antaresia e PD.

Pas anikimit te bere ne KOKOE prane PDSH nga kandidatit B. Alku, KOKOE me Vendimin e dt.11.01.2023 ka konstatuar se per disa shkelje dhe parregullsi, procesi i Primareve per Bashkine Diber ( detajet dhe arsyet me te plota i permban vendimi i KOKOE) eshte cenuar, dhe ka vendosur qe:

…Procesi i Primareve per Bashkine Diber anulohet dhe rikthehet per rivotim nga raundi i pare ( me 4-kadidate), duke hequr njekohesishte 60 personat ( simpatizantet) e administruar nga kandidate M. Markja ne shkelje te Udhezimit dhe Statutit te PDSH.

Per njohjen me kete vendim dhe zbatimin e tije, une njoftova mbledhjen e Kryesise se Deges PD Diber, me, dt.15.01.2023, ora 10.00.

Ne kete mbledhje Kryesie te Deges PD, por edhe ne proceset e votimit nga raundi i pare i Primareve, ne javen ndermjetese per ne balotazh dhe ne kete periudhe deri ne vendimarrjen nga KOKOE, kam konstatuar dhe jam perballur me qendrime aspak koherente, kontradiktore dhe subjektive nga disa kolege anetare te kryesise, bashkpunetore te afert ne PD Diber, me pozicione drejtuese ne strukturat e PD Diber dhe disa nga kandidatet garues.

Disa nga keto, me akuzojne se kam qene pale me kandidatin Besnik Alku, pra me akuzojne per njeanshmeri ne keto Primare ( kur vete kane qene deri haptaz ne mbeshtetje te kandidateve preferent per to), disa me akuzojne qe une e kam nxitur Besnik Alkun te beje ankim ne KOKOE, apo duhet ta detyroja te mos beje ankim etj.

Me akuzojne se fakti qe une si Kryetar i Deges PD bashke me kolegun Premtim Kryemadhi ( qe beri koordinimin dhe administrim e te dhenave me Kandidatet e propozuar dhe administrim e te dhenave te simpatizanteve) kemi pranuar 60 simpatizanet e aministruar nga kandidate Margarita Markja ne fazen e regjistrimit te simpatizanteve, bere kjo me firmen e kandidates M. Markja dhe jo nga seksionet ( kur ne fakt une i kisha sqaruar dhe i sqarova koleget disa here se kete “shkjelje” e kemi bere me dijeni, por me qellimin madhor qe te mos i leme shteg kandidates M. Markja te braktise apo baltose procesin e Primareve tona, pasi ne te gjithe e dinim dhe e pranonim qe kjo kandidate e vete propozuar ishte “problematike”…, dhe pas balotazhit ne me kete fakt kemi vene ne dijeni edhe qendren, PDSH), perseri me akuzojne se paskemi bere kete “krim” te rende ne PD, dhe per kete nga 2-3 eksponente te angazhuar hapur ne fushaten e ketyre Primareve ne mbeshtetje te kandidatit I. Uka m’u kerkua te jap doreheqjen per kete shkelje pasi po demtoj PD Diber dhe po shkaterroj kete proces, une pasi kam prezantuar situaten aktuale dhe idete e mia edhe ne nivelet me te larta te PDSH, pas mbledhjes se fundit te Kryesise Deges, mora edhe keto 2-3 dite kohe qe te bej kete reflektim, me kete Akt Politik:

Duke qene se disa kolege anetare te Kryesise Deges PD Diber, por jo vetem, drejtues me pozicione te larta ne strukturen e PD Diber, perfshire edhe ndonje kryetar Grup Seksioni, edhe pse ne pakice, arrijne te ngrejne dyshime dhe akuza qe une si Kryetar i Deges PD Diber me veprimet e pranimit te 60-simpatizanteve te administruar nga kandidatja ne Primaret tona Margarita Markja ne kundershtim me Udhezimin dhe Statutin e PDSH se Rithemeluar ( megjithese nje gje te tille e kemi bere me vetedije ( ne rrethanat e siper permendura), por me QELLIMIN E MIRE per te ruajtur Procesin e PRIMAREVE), me akuzojne mua per njeanshmeri ne kete proces ne favor te kandidatit Besnik Alku ( edhe pse ato vete kane qene hapur ne favor te kandidatit I. Uka), kur une ndoshta ne ndonje rast nuk kam mundur te fsheh simpatine time personale ne kete proces per kandidatin B.

Alku ne raport me kandidatet tjere qe moren pjese ne keto Primare, ne rrethanat kur ndonje prej ketyre demokrateve apo drejtues ne struktura i konsideron keto veprime dhe qendrime te mia si demtuese apo edhe “shkaterruese” te PD, duke konstatuar keshtu thyerjen e besimit mes bashkpunetoresh te afert ne strukturen drejtuese, une, per te miren te demokrateve te Dibres, per te miren e PD se Rithemeluar, ne funksion te fitores se mundshme te Bashkise Diber, si dhe per te mos u bere demtues, pengues apo dyshues e mekatare ndaj demokrateve dhe PD, ( gjykuar kjo edhe ne rrethanat kur pakica “Alibasha” ne Diber vijon t’i fryej zjarrit te perçarjes apo te dale me kandidate te saje, por qe fatkeqesisht keshtu del si “paterice” e Edi Rames), kam zgjedhur te DOREHIQEM nga detyra e Kryetarit te Deges PD Diber me kete akt, doreheqje e parevokueshme.

Me kete akt njoftoj anetaresine, Kryesine e Deges PD Diber si dhe Drejtuesit e PDSH.

Mbetem mbeshtetes i PD se Rithemeluar dhe i interesave te demokrateve, kontribues me te gjitha menyrat e mundesite qe kam dhe qe do te kem, tashme si nje anetare i thjeshte i PD. Kjo do te jete evidente qe ne sfiden qe kemi para, gara e zgjedhjeve vendore te 14 Majit 2023, ku do jem i rreshtuar ne mbeshteteje te Kandidateve te PD se Rithemeluar apo Koalicionit te saje si ne Diber, ne Bulqize, Kamez, Durres, Tirane e kudo.

Besoj ne nje mirkuptimin sa me maksimal per aktin tim te kesaje doreheqje.

Ju falenderoj perzemersisht per bashkpunimin dhe mbeshtetjen Tuaj !

Demokrat deri ne vdekje !

Miqesisht,

Ilir Krosi

Peshkopi me 17/01/2023.

/albeu.com/