Dalin fotografi të trupit të pajetë dhe armëve të terroristit së Las-Vegasit (FOTO LAJM)

Gazeta The Sun ka publikuar fotografi nga trupi i pajetë i terroristit që vrau 59 persona dhe plagosi mbi 400 të tjerë në Las-Vegas. Gjithashtu janë publikuar edhe fotografi të armëve që ai përdori, shkruan albeu.com

Mësohet se Stephen Paddock, i armatosuri që vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas të dielën, kishte vendosur kamera brenda dhe përreth hotelit ku po qëndronte.

“Dy kamera në korridor dhe një tjetër te vrima e çelësit i kishin mundësuar për të parë nëse ndonjë pjesëtar i sigurisë po afrohej”, tha policia.

Zyrtarët ende janë në kërkim të motivit se pse Paddock 64 vjeç, kreu sulmin në koncertin nga Hotel Mandalay Bay. Megjithatë, ajo që dihet është se gjithçka ishte planifikuar mirë.


Shtuar më 04/10/2017, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori