“Daily Mail” tërbon Britanikët, “Harroni Brexit, shikoni kush fitoi betejën e këmbëve” (FOTO LAJM)

“Harroni Brexit, shikoni kush fitoi (Leg-it) këmbët”.

Ky është titulli me të cilin tabloidi britanik “Daily Mail” në print i botuar në Londër vendosi të dalë sot në treg.

Kryeartikulli u shoqërua me foto të kryeministres britanike Theresa May dhe ministres së parë të Skocisë, Nicola Sturgeo të ulura pranë njëra tjetrës dhe që diskutojnë lidhur me strategjinë e largimit të Britanisë nga BE, efektet që mund të ketë ajo në marrëdhëniet mes Skocisë dhe pjesës tjetër të Britanisë së madhe.

Kjo përzgjedhje ka shkaktuar debat të ashpër duke e akuzuar tabloidin për seksizëm me qëllim shitjen e gazetës.

Autorja me ton ironik shkruan se ajo që bie në sy në takimin e tyre janë këmbët.

“Nuk ka dyshim që të dyja gratë konsiderojnë këmbët si arma e tyre më e mirë në aspektin fizik” shkruan ajo.

Ajo shkruan se qëndrimi i ministres së parë të Skocisë këmbë mbi këmbë ka qëllim joshës.

Ish ministrja e Barazisë, Nicky Morgan tha se ‘ishte qëllimisht poshtëruese”.

Morgan përmes një reagimi në Twitter shkruan: Serioze? Dy politikanet femra më të larta të vendit gjykohen për këmbët e tyre dhe jo për atë që thonë? #appallingsexism”.


Ndërkohë, ashtu siç prite, njerëzit e internetit kanë filluar të shfrytëzojnë rastin duke e kthyer rastin në gallatën e momentit. /albeu.com/


Shtuar më 28/03/2017, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori