Radikalët pro-rusë qëllojnë mbi ushtarët ukrainas, 2 të vdekur e 4 të plagosur

Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vranë dhe katër u plagosën në bombardimet nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Trazirat e dhunshme të regjistruara në ditët e fundit të kësaj jave, kanë bërë të mendohet se Rusia po kërkon pretekst për një sulm në shkallë të gjerë.

Ushtria ukrainase tha se ka regjistruar 70 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë, e cila është ndaluar nga marrëveshjet që synojnë ftohjen e konfliktit afatgjatë, tha ai./albeu.com/