Dafina Zeqiri flet për jetën e vështir të nënës së saj, luftoi për vajzat (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm një ditë nga publikimi i këngës "Lule Lule" të cilën Dafina e risolli në bashkpunim me Lumi B dhe duket se publiku e ka pritur mjaft mirë.

Të dy këngëtaret promovuan këngën në rrjetet sociale por komenti i Dafinës ishte mjaft prekës.

Ajo ka treguar se këngën ja dedikon nënës së saj, me të cilën ka ndarë skenën për herë të parë në një moshë shumë të vogël. Këngëtarja e quan të ëmën një luftëtare e cila i ka shpëtuar jetën.

Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë... Të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postimin e saj në Instagram.

Më pas këngëtarja shton se talentin e ka të trashëguar nga nëna e saj, e cila ka kënduar më herët, por për shkak të rrethanave është detyruar të heqë dorë nga pasioni i saj.

“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!” përfundon këngëtarja.
Shtuar më 08/07/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori