Dafina kryen zbulimin e madh, gjen aktorin e famshëm që endej si lypës (FOTO)

Pëlqej
Dafina Zeqiri prej kohësh ndodhet në Amerikë ku ka vendosur ta zhvilloj edhe karrierën e saj muzikore. Këngëtarja bukuroshe është edhe shumë aktive me postime të përditshmërisë së saj në rrjete sociale.

Së fundmi në një postim në Instastory, Dafina ka treguar historinë e trishtë të aktorit të famshëm që ka përfunduar në lypës.

Dafina ka qëlluar me të në metro dhe ajo i ka dhënë atij abonenë e saj mujore aktorit pasi e ka parë në atë gjendje. Megjithëse në moment nuk e ka njohur, më vonë ka kuptuar se kush është ai. .

“Ai na bëri të qajmë dhe unë i dhurova kartën time të metrosë me të cilën mund të udhëtojë për një muaj falas. Dashuroni dhe dhuroni kur të mundeni. Zoti do t’jua shpërblejë”, shkruan Dafina.

Në postimin e dytë këngëtarja shqiptare është kujtuar se kush ishte ai në të vërtetë, duke zbuluar se ai ishte një personazh shumë i njohur.

“E gjeta”, shkruan Dafina në një postim të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori