Dafina e nxjerr sheshit pas arrestimit të Stresit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk ka kaluar ende shumë kohë nga arrestimi i Stresit me akuzën për trafik droge dhe krime kundër personit, dhe e gjithë vëmendja e showbiz-it rozë u përqëndrua aty.

Por, duket se një tjetër artiste nuk e ka aspak problem të guxojë e të reklamojë lëndë narkotike në rrjetet sociale.

Dafina ka postuar në Instastories një foto ku duket teksa mban një cigare hashashi në dorë.

Ndonëse gjerësisht dihet se lëndët narkotike shpesh gjenden lehtësisht në duart e artistëve, ndoshta do të ishte më e arsyeshme që të ndërgjegjësoheshin mbi reklamimin e tyre në rrjetet sociale ku ata kanë dhe shumë impakt, sidomos tek të miturit që i ndjekin dhe i marrin si modele.
Shtuar më 20/10/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori