Çuçi bën show duke ngrënë domate në Vlorë (FOTO LAJM)

Në kulmin e shqetësimit për përdorimin pa kriter të pesticideve në produktet bujqësore, ministri i linjes, Bledi Ccuçi është përpjekur të japë mesazhin e tij për sigurinë e këtyre produkteve.

Diskursi është i njëjtë: Produktet eksportohen në Europë dhe duke qenë se nuk kanë kanë kthyer asnjë kamion atëherë ato janë të sigurta.

Kështu është, por edhe fermeri nuk i përdor gjilpërat tek ato që do të dërgojë në Gjermani apo gjetkë se e di që do t'ja kthejnë pas, por i përdor për domatet dhe trangujt që do të shesë në tregun shqiptar duke e ditur gjithashtu se këtu institucionet flenë gjumë dhe korrupsioni dhe paaftësia galopante lejon të shesësh çtë të dojë kokrra e qejfit.

Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”, u shpreh Çuçi në Vlorë. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori