COVID-19/ Bombaj publikon dietën antivirale: Hudhra, qepë të njoma e vaj ulliri (FOTO LAJM)

Dietologia Blerina Bombaj Troci ka bërë publike një dietë antivirale që sipas saj do i shërbejë të gjithë personave të infektuar COVID-19.

Përvec ushqimit, thekson se është e rëndësishme që secili të clodhet, të ketë gjumë të mirë, të qëndrojë ngrohtë dhe të hidratohet mirë me ujë e cajra.

"Krahas ushqimit, te mos harrojme se shume te rendesishme jane shplodhja, gjumi, te ndenjurit ngrohte, dhe te hidratuarit mire me uje dhe cajra..."- shkruan Bombaj.

Statusi i Blerinës:

Tashme, te gjithe ne qe nuk e kemi kaluar covidin, e kemi vetem 1 hap larg, nese nuk e kemi dhe nuk e dime! Per kete arsye, e pashe te udhes te formuloj nje menu ushqimore shembull per te gjithe ata qe jane te prekur, ne menyre qe te furnizojne organizmin e tyre me gjithe lendet ushqyese, antioksiduese dhe antivirale qe i duhen per te perballuar betejen me sukses.

Krahas ushqimit, te mos harrojme se shume te rendesishme jane shplodhja, gjumi, te ndenjurit ngrohte, dhe te hidratuarit mire me uje dhe cajra.

Deri me tani, shihet e dobishme te merren vitamina C rreth 1gr ne dite dhe vitamina D, te cilen mund ta konsultoni me mjekun. Nese nuk konsumoni fare peshk, mund te konsideroni edhe nje suplement te mire te yndyrnave omega 3.

Personalisht vleresoj shume edhe rolin e propolisit te paster. Uroj qe germat te jene te lexueshme pasi nuk mundesha ti beja me te medha. Te shkuara te gjitheve dhe kini besim ne organizmin tuaj duke e ndihmuar ate me keshillat e mjekut dhe me nje regjim te mire

PS: turmeriku eshte nje lloj rrenje si xhinxheri i cili gjendet ne forme pluhuri ne disa markete kryesore, shpesh nen emrin “shafran Indie”

Ne fund eshte vaj susami, jo caj!
Shtuar më 11/11/2020, ora 21:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori