Copëza nga jeta brenda vendit më të izoluar në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Koreja e Veriut është vendi më misterioz në botë, për të cilin thuren histori të ndryshme.

Dhe ata pak persona që arrijnë të futen brenda kufijve të këtij vendi, e kanë rreptësisht të ndaluar të fotografojnë – që do të thotë se pak kush nga perëndimi mund ta shoh realitetin e Koresë së Veriut.

Fotografi Tariq Zaidi që kishte udhëtuar nga Dandong përgjatë kufirit kinez, kishte arritur të futet në Pyongyang.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes Mirror, Tariq ka thënë se gjithçka çfarë kishte arritur të shoh me sy e ka dokumentuar edhe me fotografitë e shkrepura – duke pranuar se njerëzit kënaqeshin duke shijuar ushqimin, birrat, derisa fëmijët shkonin në shkollë dhe zhvillohej një jetë normale.

Por, ai dyshon se në ato zona që është lejuar të fotografoj mund të jenë rregulluar nga autoritetet e sigurisë që të duket një vend i zakonshëm si çdo vend tjetër i botës, transmeton Telegrafi.

“Atë çfarë shihni në këto foto i kam parë edhe më sy – nuk e di nëse kishte diçka të orkestruar”, ka shtuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2017, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori