Banorja e “Big Brother” rrëfen historinë e trishtë: Jam me epilepsi dhe vajzë e një invalidi (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP u largua Xheisara Frisku.

Pasi qëndroi disa javë brenda shtëpisë, ajo ndau edhe disa momente nga jeta e saj para se të largohej.

Këngëtarja tregoi disa prej vështirësive që kishte kaluar në jetë, ku ajo tregoi se ishte vajza e një invalidi dhe prej kohësh vuante nga epilepsia.

Xhei u shpreh se në qytetin ku është rritur, në Burrel, ajo është paragjykuar shpesh për të atin.

“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk ishte shumë e lidhur me të ëmën, pasi kjo e fundit sipas saj kishte sakrifikuar shumë duke punuar që të mbante familjen./albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 18:34