Përçahet PD-ja në Korçë, japin dorëheqjen 51 drejtues të strukturave të degëve e sulmojnë hapur Lulzim Bashën

Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, teksa ndihen të pavlerësuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Mësohet se 51 anëtarë kanë dhënë dorëheqje menjëherë pas largimit të kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë.

Gjithashtu bëhet me dije se ata janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga kryedemokrati, Basha.

“Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike”, shprehen ata.

Letra e plotë e 51 drejtuesve të strukturave të degëve:

Të nderuar demokratë dhe demokrate!

Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.


Shtuar 9.08.2021 12:12

Tags: , ,