Çmimet e Globit të Artë, ja fituesit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Filmi "Argo" ka fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik ndërsa Ben Aflek fitoi Globin e Artë si regjisori më i mirë.
Ndërkohë Daniel Dei Luis fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin "Lincoln", ndërsa Xhesika Çastin fitoi trofenë si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin "Zero Dark Thirty".

"Les Miserables" fitoi në kategorinë e komedisë ose muzikalit dhe aktori në rolin kryesor Hju Xhekman fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në këtë kategori. Paraqitja e tij e papritur u prit me ovacione para edhe se ai të fliste. Zoti Klinton prezantoi framgente nga filmi "Lincoln" me regjisor Stiven Spilberg, film që porteretizon presidentin Linkoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile në shekullin e 19-të. Globi i Artë jepet në bazë të votimeve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit