Çmim marramendës, Blero dhe Afrona blejnë shtëpi pak ditë para dasmës (FOTO LAJM)

Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpritur e Bleros dhe Afronës.

Dyshja do të celebrojë dashurinë dicavjeçare me martesë në një ceremoni madhështore më 21 shtator.

Pas datës së madhe ata do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre dhe duket se ajo do të jetë e re në çdo drejtim.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ata kanë blerë një supershtëpi të re në periferi të Prishtinës.

Çmimi i saj kap shifra marramendëse dhe sipas burimeve kushton 350 mijë euro.

Në dasmën e çiftit të njohur do të marrin pjesë rreth 600 të ftuar mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit.

Shtuar më 28/08/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori