Çmenduri, Kim fitoi shumën marramendëse vetëm 1 minutë pas nxjerrjes në treg të produkteve (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Kim Kardashian hodhi në treg linjën më të re të të brendshmeve në formë korseje.

Për këtë linjë ylli i familjes Kardashian punoi shumë gjatë dhe marketingut i kushtoi një rëndësi shumë të madhe.

Epo duket se e gjithë kjo ia ka vlejtur dhe sipas mediave të huaja koleksioni ka qenë një super sukses.

Që në minutën e parë që u hodh në treg, Kim fitoi plot 2 milionë dollarë nga shitjet.

Fluksi ishte shumë i madh dhe të gjitha femrat duket se mezi i kishin pritur produktet e reja të Kim.

Pasuria e Kim Kardashian arrin 350 milionë dollarë dhe nga ky koleksion shifra e pasurisë së saj do të rritet edhe më shumë.

Shtuar më 11/09/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori